Disidenti
Lajme

Biden zbukuron bredhin në Shtëpinë e Bardhë, uron besimtarët: Krishtlindje të lumtura

0Shares

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë festën e Krishtlindjeve.

Biden ka shpërndarë në Twitter një foto familjare nga momenti kur ndihmon të zonjën e Shtëpisë së Bradhë, Jill Biden, në përpilimet e fundit për dekorimin e bredhit të Krishtlindjes.

“Vetëm disa prekje përfundimtare! Shpresojmë që ju dhe të dashurit tuaj të kaloni një natë të mrekullueshme Krishtlindjesh”, ka shkruar Biden në Twitter.

Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, datën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Ceremonia e celebrimit të Lindjes së birit të Zotit është për të krishterët një moment i veçantë, që shoqërohet me shumë urime për paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net