Biden iu bashkua aleatëve të NATO-s duke paralajmëruar se bombardimet në rajonin e Donbasit mund të jenë një përpjekje për të krijuar pretekstin për intervenim rus në tërritorin e Ukrainës.
Ai u tha gazetarëve: “Çdo tregues që kemi thotë se ata janë të përgatitur për të shkuar në Ukrainë, për të sulmuar Ukrainën… Mendimi im është se kjo do të ndodhë në ditët e ardhshme.”
Presidenti i bëri komentet e tij ndërsa Rusia dorëzoi përgjigjen e saj të shumëpritur ndaj propozimeve të Amerikës dhe NATO’s për sigurinë evropiane, duke kërkuar tërheqjen e plotë të trupave të Aleancës Veriatlantike nga Europa Lindore.
Biden gjtihashtu tha se nuk do të fliste më me liderin rus, Vladimir Putin. Dy liderët zhvilluan një telefonatë javën e kaluar, megjithëse nuk pati ndonjë lëvizje në ngecjen e Ukrainës.
Ukraina mund të sulmohet në ҫdo ҫast sipas Perëndimit, mirëpo SHBA’të ende kërkojnë zgjidhje diplomatike të krizës.
[the_ad id='11273']

