Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Besnik Tahiri: Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto ose 400 euro bruto, 250 euro vetëm ka arritur në sektorin privat

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se vendimi i sotëm i qeverisë për t’i hapur rrugë miratimit të pagës minimale në vlerë 264 euro bruto është pazotësi për t’iu përgjigjur gjendjes në vend.

Sipas Tahirit paga minimale në Kosovë duhet të jetë 370 euro neto ose 400 euro bruto.

“Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, që nënkupton 400 euro bruto. Vendimi i sotëm është edhe një pazotësi e qeverisë me ju pergjigjë gjendjes së rendë në vend. Në fakt, vlerësimet e fundit tregojnë se 250 euro vetëm sa ka arritur paga në shumë veprimtari të sektorit privat”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin e propozuar nga ministria e Financave që ka të bëjë me plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 250 euro neto apo 264 euro bruto.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net