Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Berisha për zëvendësen e Kurtit pasi u takua me Numan Baliqin: Idiotja e kuqe duhet të shkarkohet

Opinonistja Kimete Berisha e ka quajtur “idiote” zëvendëskryeministren e Kosovës, Emilja Rexhepin pasi që të njejtës iu publikuar një foto ku shihej me Numan Baliqin.

Në një shkrim në Facebook, Berisha ka thënë se Rexhepi duhet të shkarkohet.

Ajo tha se Rexhepi “del në rreze dielli, nuk turpërohet dhe pi kafe me Numan Baliqin”, duke shtuar se kjo tregon se “Qeveria Kurti i rehabiliton përdhunuesit seksual.

“Idiotja e kuqe duhet të shkarkohet! Nëse zvkryeministrja e Kosovës del nën rreze dielli nuk turpërohet dhe pi kafe me Numan Baliq-in, kjo tregon se qeveria Kurti i rehabiliton përdhunuesit seksual!A po na tregon Ti Albulena, pse krimineli nuk është në burg.  Pse, si ne populli, si sulmuesi seksual, njësoj jemi të lirë. Bile neve nuk po na qoras me kafe qeveria!  Ose ti ose Ai duhet të ishit në burg! P.S. Ptu. Ndryshime perverse 🤮”, tha ajo.

 

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net