Disidenti
Lajme

Bekim Jashari: “Ekspozita 59” shembull si duhet argumentuar gjenocidi serb në Kosovë

0Shares

Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Prishtinë u hap “Ekspozita 59” të cilat pasqyrojnë luftën dhe sakrificën e popullit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari i cili mori pjesë në hapjen e kësaj ekspozite tha se fotografitë flasin për pastërtinë, sinqeritetin, dhe luftën e shenjtë të UÇK-së, derisa shtoi se kjo ekspozitë është shembull konkret se si duhet argumentuar gjenocidi serb në Kosovë.

“Sapo mora pjesë në ekspozitën “Ekspozita 59”, retrospektivë, me fotografi të 7 autorëve, të cilat pasqyrojnë luftën, vuajtjet e sakrificën e popullit tonë për Liri e Pavarësi, rrugën e mundimshme të gjeneratave, mendësinë e pushtuesit e agresorit serb, torturat e maltretimet e bëra ndaj popullit tonë të pafajshëm. Ato flasin për pastërtinë, sinqeritetin, vendosmërinë, madhështinë dhe luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ekspozitë është shembull konkret se si duhet argumentuar gjenocidin serb në Kosovë dhe se si duhet përcjellë gjeneratë pas gjenerate historinë tonë të lavdishme. Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net