Disidenti
Lajme

Bekë Berisha për zgjedhjet në Istog: Fitues unë, s`ka kush tjetër

0Shares

Beson së do t’i fitojë zgjedhjet e 17 tetorit.

Madje thotë se qytetarët e komunës në të cilën kandidon e njohin dhe i besojnë, shkruan FrontOnline.

Bëhet fjalë, për kandidatin e AAK-së në Komunën e Istogut, Bekë Berisha.

“Po normal që besoj se do të jem kryetar i Komunës së Istogut, se nuk kisha hy n’ta.  Ne kemi bërë program, unë jam i njohur i Istogut dhe e din se çkado që ju them e bëj”, ka deklaruar ai, për FrontOnline.

Mëdyshje, rreth fitores, nuk ka.

“O s’ka tjetër hiq”, është shprehur Berisha, për FrontOnline.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Deri më tani, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka zyrtarizuar kandidatët në shumicën e komunave të vendit.

Një “ekip futbolli” ia mohoi AAK-së pushtetin në Istog, para 4 vjetëve

Në vitin 2017 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk arriti për pak vota ta fitojë Komunën e Istogut, bastion ky i LDK-së për shumë vite.

I duheshin vota e vetëm 15 qytetarëve, që kandidati i atëhehershëm për kryetar të Komunës së Istogut, bashkëpartiaku i Bekë Berishës, Gani Dreshaj të mund kryetarin aktual të kësaj komune, Haki Rugovën, shkruan FrontOnline.

Dreshaj, kishte fituar gjithsej 10 mijë e 19 vota apo 49.97%, derisa Haki Rugova 10 mijë e 33 apo 50.03%.

Ndërsa, numri i votuesve të regjistruar në Komunën e Istogut ka qenë 47 mijë e 683.

Në zgjedhjet e 17 tetorit Bekë Berisha do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar, ndërsa nga LDK-ja, tashmë është zyrtarizuar, Ilir Ferati.

Partia Demokratike e Kosovës, e po ashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për kryetar të kësaj komune./FrontOnline

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net