Disidenti
Lajme

Bekë Berisha demanton Hysen Durmishin: Ja versioni origjinal i kontratave të nënshkruara nga ju

0Shares

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha i kundërpërgjigjet zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishit duke i publikuar disa dokumente përmes së cilave i fakton ato që dje janë paraqitur përmes një konference shtypi.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë disa dokumente duke i cilësuar ato si versioni origjinal.

“Hysen Durmishi ky është versioni origjinal”, ka shkruar Berisha.

Kujtojmë se dje zëvendësministri Durmishi mohoi të ketë nënshkruar këto kontrata.

“Nuk i kam nënshkru katër kontrata në vlerë rreth 400 mijë euro o Bekë Berisha sepse me ligj zv. Ministri nuk nënshkruan kontrata nën vlerën 500 mijë euro”, kishte deklaruar ai.

Shiko KËTU

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net