Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Befason Ramiz Kelmendi: Paga e kryeministrit duhej të ishte 5 mijë euro, paga minimale 700 euro

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se kryeministri i Kosovës do të duhej ta kishte pagën mbi 5 mijë euro.

Ai ka treguar arsyet se pse kreu i ekzekutivit të vedit do të duhej ta ketë një pagë të tillë.

Kelmendi thotë se sipas kësaj matematike do ta rregullohej edhe paga minimale në vend, e cila do të duhej të bëhej 700 euro, e kjo do të ndikonte edhe tek të rinjtë për të mos e braktisin Kosovën.

“Paga e kryeministrtit edhe presidentit është mizore. Çka do me bë kryeministri me të? Kryeministri duhet me bë një pushim të mirë”, tha Kelmendi.

“Atij [kryeministrit] do të duhej t’i garantohej një pagë në vlerë të 5 mijë eurove. Kryeminstri krijon politika dhe e mban krejt politikat ekonomike të një shteti. Nëse kryeministri e ka pagën 5 mijë, atëhere kam me tentuar që paga minimale mos të jetë më pak se 700 euro. Nëse kishte me arritur ta bënte pagën minimale 700 euro nga Kosova nuk do të ikte askush”, tha Kelmendi.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net