Disidenti
Lajme

BE heq kufizimet për udhëtimet, përfitojnë ata që morën vaksinat e aprovuara nga EMA

0Shares

Shqiptarët e imunizuar plotësisht ndaj Covid-19 me vaksina të Pfizer, Moderna, Johnson&Johnson dhe AztraZeneca, shumë shpejt do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendeve të Europës. Njoftimi vjen nga Komisionit Europian, që i propozoi vendeve anëtare të lehtësojnë kufizimet për udhëtimet jothelbësore për qytetarët e vendeve të treta, listë në të cilën bën pjesë dhe Shqipëria.

“Shtetet anëtare duhet t’u lejojnë udhëtimet për në BE atyre personave që kanë marrë, të paktën 14 ditë para mbërritjes, dozën e fundit të një vaksine të rekomanduar dhe që ka marrë autorizimin e marketimit në BE” raporton Komisioni Europian

Ndërkohë, Shqipëria ka përdorur 4 lloje vaksinash deri më tani, atë të Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe CoronaVac. Agjencia Europiane e Barnave, EMA, nuk ka dhënë ende një vlerësim për vaksinën kineze dhe atë ruse, megjithatë pranimin e tyre KE ua lë në dorë vetë shteteve të bllokut.

“Vendet anëtare mund ta zgjerojnë heqjen e kufizimeve edhe për ata që janë imunizuar me vaksina që kanë përfunduar procesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përdorim emergjent.”
raporton Komisioni Europian

Komisioni Europian propozoi edhe të mekanizmin e frenimit urgjent, që mundëson rivendosjen e kufizimeve të shpejta për udhëtimet, për shtetet ku situata me Covid-19 përkeqësohet ndjeshëm. Lidhur me këto propozime, Unioni do të diskutojë gjatë të martë. Vendet anëtare duhet të bien të gjitha dakord për ta vendosur planin në zbatim.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net