Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Bashota u certifikua nga KQZ-ja, por vendimi i sotëm i Apelit mund ta ndalojë kandidimin e tij

Sokol Bashota ishte certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të kandiduar për të parin e Klinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Bashota, në kohën kur u certifikuan kandidatët për kryetar të komunave nga KQZ-ja, nuk kishte një aktgjykim të plotfuqishëm nga Gjykata e Apelit.

Burimet e KOHËS brenda KQZ-së kanë konfirmuar se ish-kryetari i Klinës u certifikua një javë më parë për të qenë kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës. Megjithatë, gjithnjë sipas këtyre burimeve, me vendimin e Apelit situata mund të ndryshojë dhe Bashotës mund të mos i lejohet kandidimi.

Gjykata e Apelit në Kosovë sot vërtetoi aktgjykimin e Themelores së Pejës për rastin e Bashotës dhe ish-nënkryetarit të Klinës, Enver Berisha.

Gjykata Themelore në Pejë, Bashotën dhe Berishën, i kishte shpallur fajtorë për veprën penale “mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve tjera financiare”. Ata ishin dënuar me burgim me kusht prej 6 muajve. Dënimi do të duhej vuajtur vetëm nëse gjatë periudhës njëvjeçare do të kryenin vepër tjetër penale. Po ashtu të akuzuarit janë gjobitur me 1200 euro.

Apeli ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Themelore të Pejës si të pabazuar e po ashtu ankesën e avokatëve mbrojtës të Sokol Bashotës dhe Enver Berishës.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net