Barcelona ka arkëtuar tre pikë të reja ndaj Osasunas në kuadër të xhiros së 26-të të La Ligas, transmeton Sinjali Sport.
Katalanasit ishin nën kontroll gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund rezultati e tregoi këtë.
Në pjesën e parë, Lionel Messi dhuroi një asistim fantastik për Jordi Alban i cili me një goditje fantastike i dha Barçës avantazhin në minutën 30.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Barcelonës.
Në pjesën e dytë, Barça vazhdoi me paraqitje të mirë.
Messi dhuroi edhe një asistim, këtë herë për talentin e ri, Ilax Moriba i cili shënoi golin e tij të parë në fanellën e Barcelonës, ai shënoi në minutën 83 për të dyfishuar avantazhin dhe vulosur rezultatin e ndeshjes.
Tani, Barça mban pozitën e dytë me 56 pikë, dy me pak se Atletico Madrid që kanë ndeshjen e ardhës për ta zhvilluar kundër Real Madridit.