Babai i Triumf Rizës, Shefqet Riza, ka treguar se problemet e djalit të tij me Enver Sekiraqën kishin filluar në vitin 2000.
Ai ka treguar se këngëtarja Adelina Ismaili nuk ka qenë shkaku i përplasjes ndërmjet Rizës dhe Sekiraqës.
“Unë besoj se nuk ka qenë shkaku. Triumfi e ka pas shoqe të shkollës, edhe ajo ju ka ofru me ja tregu hallin se si Enveri i ka ofruar reket. Ky i ka thënë lajmëroje rastin në Polici”.
Ai ka folur edhe për lidhjen e dashurisë ndërmjet Triumfit dhe Adelinës.
“Lidhjen e ka pas Triumfi me të. Ama unë nuk ju kam përzi në lidhje të dashurisë. Me të thënë të drejtën qejf nuk kam pas, por nuk i kam thënë kurrë Triumfit”.
“Me këto këngëtaret e estradave tona të zezat bahen, hiç qejf nuk kam pasur”.