Disidenti
Lajme

ATK në aksion, konfiskohen rreth 200 mijë euro në Kosovë

0Shares

Administrata Tatimore e Kosovës ka konfiskuar rreth 200 mijë euro pasuri të disa subjekteve, të cilat kanë pasur detyrime të pashlyera ndaj arkës së shtetit.

Kosova Press raporton se kjo shumë monetare u përket subjekteve, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e parkingjeve të automjeteve në Prishtinë.

Sipas ATK-së, operacioni për konfiskimin e pasurive është kryer me ndihmën e Policisë së Kosovës.

I njëjti aksion pritet të vazhdojë edhe në sektorë të tjerë gjatë ditëve në vijim.

“ATK në vazhdimësi do të ndërmarrë veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat”, thuhet në njoftim.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net