Disidenti
Lajme

Artisti Çun Lajçi nervozohet me Ramën: Ky far flokçi i Londonit po fale toka per Sandy Hill’a

0Shares

Pasi i dha një varg kritikash ndaj kryeministrit Kurti, aktori Çun Lajçi në një status në facebook zë vend edhe për kritika ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës.

Ky far flokçi i Londonit, u ba kryetar me votat e Kurrizit, po kot, nuk e hoq plehun e tunelit! Ai kuterbon coftina e Rama falë toka n’Berrnicë për Sandy Hill-a!”, shkruan Lajçi në status.

Cilat ishin reagimet e asamblistëve kur u votua ky propozim

Muhamet Selmani nga PDK- ja ka thënë se “Sunny Hill”, s’duhet të ikë jashtë Prishtinës. “A e dini më së pari ku është kjo tokë. Meqenëse qenka problem 99 vite kryetar ta bëjmë ndarjen në dy pjesë. Nuk guxojmë që Suny Hill të na ik jashtë Prishtinës”, tha ai..

Kurse, Sami Borovci nga AKR- ja tha se “Nuk po dojm me ndal në asnjë formë këtë projekt kaq të madh. E di që është jetike që na si komunë me i ofru investitorit kushte dhe hapësirë. Ideja është që na duhemi që atë marrëveshje me struktur sa më mirë. Çka unë kisha kqyr me tërheq si pikë. Kam dy probleme. Sasinë e tokës 17 hektar është shumë dhe koha 99 vite është kogja shumë”. “Duhet me kompletu hala më shumë që herën e ardhshme me kalu unanimisht në seancën tjetër”.

Jeta Rafuna – Hasani  LDK-ja ka thënë se  “Ju e dini se qysh e kemi votu herën e kaluar. Veç se ka dal Dukagjin Lipa në skenë e kemi duartrokit dhe e kemi votu. Çka është gjeth ky diskutim? “.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se “Sunny Hill”, ka ofertë për të shkuar edh enë Tiranë, porse ideja është që të krijohet siguri për investime në Prishtinë.

“Nuk kam qef me dhanë tok fal kurrë kurrkujt. As ne nuk i kemi dhënë. Për mua për ne normal që na konvenon me pas festivalin e tillë në Prishtinë. Ne po mundohemi për më të mirën për Prishtinën. Mbi termat e kësaj oferte ne do vazhdojmë me negocu sa më mirë për Prishtinën. Duhet me pas parasysh që kur dikush investon në një projekt duhet me pas siguri. Ideja është që gjitha këto të hyra t’i kemi në kryeqytet. Duhet me shiku edhe investitori me pas sigurinë. Munden me shku se kanë ofertë prej Tiranës. Nuk na konvenon kjo neve. Në rast se festivali nuk ndodh për 3 vjet me radhë ne kemi te drejtën me ja kthye tokën Prishtinës”.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, faqja zyrtare e “Sunny Hill” njofton se festivali do të jetë më 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Postimi i plotë i Çun Lajçit:

Kthehu edhe ti lum Albini

Unë u ktheva mbramë, por jo edhe ti! Mua tepër mu duk nji natë, n’shtratin e Iliridës edhe pse pak ishte, mu ngi, me bujarinë e malësorve të Shipkovicës.

Shuip Veseli, fliste me shumë mall, për vitet e luftës e mbas luftës, dhe me ofshamë e përmbyllte fjalinë: A pendohem? Jo, s’pendohem. A do ta përserisja prap? Po, prap! A ishte boll? Jo, s’ishte boll, por aq kemi mujt ne vllaznit e Shipkovicës, se vallahi kemi qenë t’vorfun e t’përndjekun nga shkau more bac! Por atdhedashunia e gjyshit na ka mbajtë stoik, deri n’ket ditë që po flas me ty!

Unë u ktheva, me i ndëgjua përrallat e parlamentarve: Hej, kujdes, je tue folë me…! Unë po flas! Unë jam luftetar…!

Paj, gjithmonë bahet lamë thishë, kur mungon i Zoti i konakut!

Ti Albin po i çon veç nga dy selame, prej bishtit t’avionit, po ato s’po mjaftojnë me i ftofë teneqet e kuvendarve!

Dorën n’zemër, edhe do fotografi po na vinë, nga andej Oqeanit. Po iu shohim se sa mirë po iu presin vllaznia shqiptare. Sofrat plot e s’po iu mungon as prifti as hoxha!

Edhe ju sigurisht, premtime plot, por koshat zbrazët e rradaket zbrazët!

Ne kujtuem se shkuet, me ftesa, si shaljanët të Veziri i Shkodres, në Kullën e Bardhë, se sa për kullat e shqiptarëve, ato i keni pasë këtu, n’Dukagjin, e s’keni pasë nevojë me i zbrazë xhepat e huej, se kuletat tueja, e dimë se janë t’dhimbëshme!

Merri mashkujt e kthehu lum Albini, e t’kqyrim se si me ia ba me birat e gardhit, se terpia na ka hi, e kurrsesi me u ngi shqiptarët. Kthehu, se kur t’i merr malli kan me t’thirrë vet!

Edhe Vjosës i thuej, tash kur je t’hollua e rrumcallë, shko kqyri punët e katundit, se këto t’shehrit t’madh boll i pave!

Edhe unë u ktheva, bile ia lëshova vrapin doratit, se thashë, mos helbete po ma nxen kush karrikën, n’kafen e vogël, ne Kurrizin me pllaka t’thyeme të Dardanisë. Ky far flokçi i Londonit, u ba kryetar me votat e Kurrizit, po kot, nuk e hoq plehun e tunelit! Ai kuterbon coftina e Rama falë toka n’Berrnicë për Sandy Hill-a!

Pata me shkrua hala, se si Ramës nuk i pengon Nongrata e Dodikut, me ia dhanë dorën, po Nongrata e Ramës i pengon, por, mbasi ti je andej gardhit e unë krejtësisht n’sernishtë, me do therra varresh, po e la me kaq!

P.S!

Harrova me t’thanë se 50 libra mi mori, (jo Ministri yt i Kulturës, jo, mos u tut) po nji shqiptare e Amerikës. Ajo i kishte thanë gazetares tetovare, Gjyla Halilit, ma nder baj me ia ble Çunit librat, se me iu dhanë me pi pushtetarve badihavxhi, që tarahenden Amerikës.

Tash s’kam problem Albin, me botua romanin “Kaçakët”!

Dardani, Maj 2022

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net