Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Arsenal “arratiset” me Odegaard, ndeshja e Xhakës zgjat vetëm 16 minuta

Arsenal ka marrë një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e sotme në javën e 16-të të Premier League pasi ka mundur 2-0 Wolves-in në transfertë.

Një fitore që e ka ndihmuar skuadrën e Mikel Arteta-s të përforcojë vendin e parë në renditje dhe të thellojë distancat me ndjekësit e Manchester City-t, që tani ndodhet pesë pikë larg pas humbjes së pësuar kundër Brentford-it.

WOKVES-ARSENAL 0-1 – VIDEO

Dhe të mendosh se ndeshja nuk ka nisur aspak mirë për Topçinjtë, që pas vetëm 16 minutash lojë kanë humbur Granit Xhakën, lideri i skuadrës, për shkak të një dëmtimi.

WOLVES-ARSENAL 0-2 – VIDEO

Megjithatë, pas një pjesë të parë të mbyllur në barazim pa gola dhe me një traversë të goditur nga Gabriel Jesus, Arsenal-i e ka zhbllokuar takimin në minutën e 55-të me një gol të Odegaard.

Ylli norvegjez ka qenë heroi i londinezëve mbrëmjen e sotme duke shënuar edhe golin e dytë dhe të sigurisë për miqtë në minutën e 75-të të ndeshjes.

 

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net