Në Kosovë sapo ka mbërritur edhe mbi tri mijë doza të vaksinës Pfizer nga Bashkimi Evropian.
Javën e kaluar Kosova ka marrë 4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer me të cilat janë vaksinuar punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike.
Kosova ka filluar vaksinimin në fund të marsit me 24 mijë dozat e vaksinës AstraZeneca të cilat i mori përmes programit COVAX.
Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme është njoftuar se të mërkurën paradite në Kosovë do të arrijnë edhe 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca në kuadër të aleancës COVAX.
© KOHA.
[the_ad id='11273']

