Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Arrestohet pronari i një firme në Kosovë: “Shmangie nga tatimi” dhe “Transaksion me fatura fiktive”

Sot, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me ATK-në, ka arrestuar një pronar të një firme.

I dyshuari është një 54 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ndaj personit të dyshuar prokurori kompetent ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orëve për procedura të mëtejme.

“Arrestohet një person nën dyshimin për vepra penale “Shmangie nga Tatimi” dhe “Dokumentet e rrejshme lidhur me Tatimin””, thuhet në komunikatën e PK-së.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net