Disidenti
[the_ad id="378"]
Botë

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e Khashoggit

Një burrë saudit që është i dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi është arrestuar në Francë.

Khaled Aedh Alotaibi është arrestuar në aeroportin e Charles-de-Gaulle të martën, sipas raportimeve të mediave franceze, njofton Klan Kosova.

33 vjeçari, ish-roje mbretërore në Arabinë Saudite, u vendos në paraburgim.

Khashoggi, një kritik i shquar i qeverisë në Riad, u vra në konsullatën saudite në Stamboll më tetor 2018.

Arabia Saudite tha se ish-gazetari i Washington Post ishte vrarë në një “operacion mashtrues” nga një ekip agjentësh të dërguar për ta bindur atë të kthehej në mbretëri.

[the_ad id='11273']

Leksioni “kosovar” për botën: Propagandë me ‘rritje ekonomike’, fryrje e indekseve të perceptimeve e hajgare me pensionistë

Disidenti

SHBA-të po shqyrtojnë dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë, thotë Vance

Disidenti

Osmani përkujton Masakrën e Abrisë: Kujtimi për martirët qoftë i përjetshëm

Disidenti.net