Disidenti
Lajme

Arrestohet kreu shqiptar i grupit kriminal “Dreshaj” në Mal të Zi

0Shares

Mediat e Malit të Zi kanë raportuar gjatë së mërkurës se është arrestuar njëri prej krerëve të klanit kriminal “Dreshaj” nga Tuzi, Viktor Dreshaj. Gjithashtu janë arrestuar dhe 17 të tjerë, ndër ta edhe Vaso Uliq nga Podgorica, Marikono Preeviq, Petar Miranoviq dhe Vukan Çokoviq.

Ky aksion i Prokurorisë Speciale malazeze u realizua falë bashkëpunimit me agjencitë ndërkombëtare të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit.

Siç raporton “Vijesti” thuhet se grupi Dreshaj kanë qenë të përfshirë në “kontrabandë kokaine, por aktiviteti primar i tyre është kontrabanda e marijuanës, duhanit dhe produkteve të duhanit”.

Të arrestuarit akuzohen se kanë tentuar të kontrabandojnë rreth dy tonë e gjysmë kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Australi.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net