Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djalit të axhës në Pejë

Faton Brahimi ishte shpallur në kërkim nga policia e Pejës nën dyshimin për vrasje të djalit të axhës Bashkim Brahimaj.

Një ngjarje tragjike kishte ndodhur të shtunën në Novosellë të Pejës, ku në një konflikt për çështje pronësore Bashkim Brahimaj dyshohej se ishte vrarë nga djali i axhës Faton Brahimi.

Telegrafi mëson se i dyshuari Faton Brahimi tashmë është arrestuar nga njesitet e policisë së Kosovës.

Në raportin e Policisë thuhej së në Fshatin Novosellë të Pejës, më 24.04.2021, në orën 14:40 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.

“Në vendin e ngjarës kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, pajisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm”, thuhej në njoftimin e Policisë në lidhje me atë ngjarje.

I dyshuari ishte arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa ishte në kërkim nga njësi të shtuara të policisë.

Për rastin në fjalë kishte pasur reagime të ndryshme, derisa ngushëllime kishte shprehur edhe Ramush Haradinaj.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net