Disidenti
Lajme

Arrestohet futbollisti i Prishtinës, dyshohet për vepra të rënda

0Shares

Sulmuesi i FC Prishtinës, Otto John është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Burime të Klankosova.tv bëjnë me dije se ai është prangosur gjatë ditës së djeshme.

Sulmuesi nigerian, John dyshohet se është arrestuar për “trafikim me qenie njerëzore”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka mohuar për Klankosova.tv të ketë informata në lidhje me këtë rast.

Kjo, derisa në raportin 24 orësh të policisë, pa u dhënë detaje për identitetin, është raportuar se është arrestuar një i dyshuar nigerian dhe se i njëjti pas intervestimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“TRAFIKIM ME NJERËZ & SHËRBIMET SEKSUALE TË VIKTIMËS SË TRAFIKUAR Prishtinë 05.04.2022 – 07:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 05.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Nigerisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Klankosova.tv nuk ka arritur të kontaktojë me zyrtarët e FC Prishtina.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net