Disidenti
Lajme

Arrestohet furrxhiu shqiptar, bashkë me bukët shiste dhe drogë

0Shares

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për trafik droge. Sipas mediave italiane, 35-vjeçari, që figuronte si pronar i një furre buke në Gjenova, kishte zgjedhur që të shiste edhe lëndë narkotike bashkë me bukët.

Gjatë kontrollit në biznesin e tij u gjetën disa kilogram hashash, të fshehura brenda magazinës ngjitur me furrën e bukës.

Për më tepër, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur 9 mijë euro cash, që besohet se janë të ardhura nga shitja e drogës.

Shqiptari është arrestuar dhe është në pritje të seancës së menjëhershme të verifikimit.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net