Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Arrestohet Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë të PSD-së

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion pranë ndërtesës “Rilindja”, ku ndodhet stafi i disa ministrive. Pas kësaj proteste raportohet se është arrestuar kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj dhe zyrtarë të tjerë të partisë.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, PSD’ja ka bërë me dije se aksioni është mbajtur për të kundështuar taksën prej pesë euro për tiketën ngjitëse, që vjen pas marrëveshjes së Ministrisë së Infrastukturës me kompaninë “Auto Control Kosova”.

“Pse po vendoset tiketa e 5 eurove? Për të formalizuar sa më shumë. Për t’i shtrënguar të gjithë që t’i regjistrojnë makinat. S’ka lidhje që kjo do të mund të bëhej falas ose me 90 centë maksimum. Problemi më i madh është dikund tjetër. Kush nuk i regjistron makinat? Rreth 30% e atyre që i posedojnë. Pse nuk i regjistrojnë? Sepse nuk kanë. Dhe jo rastësisht përqindja e mosregjistrimit të makinave, korespondon me përqindjen e varfërisë në Kosovë”, thuhet në komunikatën e PSD’së.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net