Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Arrestohen dy persona në Istog, e bënë llom duke e rrahur një 20-vjeçar

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje mes qytetarëve, të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në fshatin Zallq të Istogut, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një tjetër.

Sinjali mëson se si pasojë e një mosmarrëveshjeje, dy të rinjtë kanë grushtuar 20-vjeçarin, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

I riu është dërguar në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që dy të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe të njëjtit të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net