Disidenti
Lajme

Arnold Schwarzenegger “përvesh” mëngët, merr lopatën dhe mbush gropën në lagjen e tij

0Shares

Me lopatë dhe beton, aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger ka mbushur një gropë në një rrugë në lagjen e tij, në zonën e Brentwood. Pamjet i ka bërë nxjerrë vetë Schwarzenegger teksa ka publikuar video në Twitter gjatë riparimit të rrugës.

“Sot, pasi e gjithë lagjja është mërzitur për këtë gropë gjigante që po shkatërron makinat dhe biçikletat për javë të tëra, unë dola me ekipin tim dhe e rregullova atë. Unë gjithmonë them, të mos ankohemi, të bëjmë diçka për këtë. Ja ku shkoni”, shkruan ai në rrjetin social.

Fqinjët dhe kalimtarë falenderuan Schwarzenegger për përpjekjet e tij.

Daniel Ketchell, një zëdhënës i Schwarzenegger, tha se banorët e Brentwood bënë kërkesa të përsëritura për riparime pasi stuhitë e dimrit hapën gropa dhe çarje në rrugët lokale.

Kryebashkiaku Karen Bass njoftoi javën e kaluar një plan për të trajtuar atë që ajo e quajti një numër të paprecedentë të rrugëve të dëmtuara në të gjithë qytetin.

Që nga 30 dhjetori, Los Anxhelosi ka marrë 19,692 kërkesa shërbimi për riparime, dhe që nga 6 prilli, ekuipazhet kishin mbushur të paktën 17,549 gropa, thanë zyrtarët.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net