Marko Arnautovic, është pritur me një befasi në “Wembley” te Londrës, shkruan Gazetasheshi.com.
Futbollist serbo-austriak është përfolur për fyerje raciste ndaj lojtarit shqiptar Ezgjan Alioski, në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut.
Megjithatë, në ndeshjen e sotme ndaj Italisë, sulmuesi është mirëpritur me një befasi nga disa tifozë shqiptarë në “Wembley”.
Tifozët shqiptarë të cilët janë duke e parë nga afër ndeshjen mes Austrisë dhe Italisë, kanë shfaqur dy pankarta njëren me shkronjat e arta të UÇK-së, ndërsa në të dytin i kanë dërguar të fala nënës së Arnautovicit.


[the_ad id='11273']

