Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Armend Muja tallet me drejtshkrimin e Abelard Tahirit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka ironizuar me deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri, i cili ka bërë gabime elementare drejtshkrimore në Formularin për Broshurën Parlamentare.

Muja përmes një postimi në Facebook Muja ka njoftuar se të enjten Kuvendi do të mblidhet me iniciativën e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Teksa e ka bërë këtë njoftim, Muja ka shkruar qëllimisht me gabime drejtshkrimore duke ironizuar me Tahirin e PDK-së i cili kishte shkruar gabim emrin e qytetit Skënderaj (Skenderajë), poashtu te gjuha tjetër përveç amtares, ai e ka shkruar fjalën anglisht (Anglishtë).

“Këtë të enjte Kuvendi do të mblidhet ‘me inicitivenë e shefit të grupitë parlamentarë të PDK, Abelardë Tahiri përë të diskutuarë përë problemetë në arsimë’. Koncidentalisht PDK ka ftuar debat parlamentar për sfidat në arsim këtë javë”, ka shkruar Muja.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net