Rina Balaj mbrëmë lansoi projektin e saj të ri “Aver”, e cila u realizua edhe me klip.
Pjesë e këtij projekti ishte edhe Andi, i cili ishte protagonist i klipit, ku shfaqej edhe në momente mjaft provokuese me këngëtaren, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Për këtë ka reaguar ish e dashura e Andit, Jasmina, e cila në llogarinë e saj në Instagram ka pranuar një pyetje pikërisht rreth Andit.
“Të pëlqeu kënga e Rinës? Në spot ishte Andi”, ishte pyetja e cila iu drejtua ish-konkurrentes së Përputhen, e që kjo e fundit nuk hezitoi të përgjigjej, edhe pse duket se një pyetje e tillë nuk i pëlqeu.
“Pse duhet të më pyesni për figurantët nëpër klipe, keni marrë vesh që paguhem si komentatore? Bëhuni pak më kreativ, më pyesni për gjëra që ja vlen të flasësh”, ka qenë përgjigja e Jasminës.
Ndryshe, Jasmina dhe Andi dy javë më parë u takuan në Përputhen Prime, por që ajo zgjodhi të mos i jepte asnjë mundësi më Andit./Reporteri.net/

