Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Analisti Pozhari paralajmëron një tjetër aferë: Ministri ia dha tenderin për naftë shokut

Analisti Xhevdet Pozhari, në një postim në rrjetin social faebook, ka paralajmëruar zbulimin e një tjetër afere që ndërlidhet me partinë në pushtet.

Pozhari ka shkruar se bëhet fjalë për një tender për naftë, që sipas Pozharit, një ministër ia ka dhënë mikut të tij.

“Së shpejti kish me dal një lajm se si një ministër tenderin për naftë ia kish dhënë shokut të vet! 🤦 Plus ishin edhe do fakte tjera për dallavere. Mos thoni mandej që nuk iu paralajmërova. Ah mër Albin, t’u kanë halitë njerëzit”, ka shkruar Pozhari.

Ndryshe, Nacionale ka raportuar këtyre ditëve për ryshfetin në Ministrinë e Infrastrukturës, ku ishte i përfshirë këshilltari i ministër Aliut, Florent Ramqaj.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net