Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka konfirmuar se vizat mund të liberalizohen në fillim të vitit të ardhshëm.
Rohde kur u pyet nga Klan Kosova nëse vizat do të liberalizohen në muajin shkurt ose mars, u përgjigj duke thënë se “përgjigja më e shkurtë nga pikëpamja e tanishme është po”.
“Përgjigja pak më e gjatë është që të hënën kam qenë me kryeministrin në Prizren ku në kuadër të një projekti nxënës nga vendet të ndryshme kanë marrë pjesë. Dhe kam thënë edhe aty që liberalizimi i vizave është një anakronizëm. Dhe ajo që është e rëndësishme është edhe deklarata ministrave të Gjermanisë, Polonisë dhe Francës të cilët kanë deklaruar se duhet të ketë liberalizim të vizave për Kosovën”, është shprehur Rohde.
Në fund, ai përsëriti se do të jetë ambasadori i fundit gjerman i cili përgjigjet rreth çështjes së liberalizimit të vizave.

