Më poshtë lexoni detajet:
Instituti GAP ju fton të merrni pjesë në tryezën e diskutimit mbi studimin e ri të GAP: “Si do të ndikojë pandemia Covid-19 dhe kufiri i ri i imigracionit të Gjermanisë në migrimin nga Kosova?”
Në shkurt të vitit 2020, Instituti GAP në bashkëpunim me Këshillin e Ekspertëve të Fondacioneve Gjermane për Integrim dhe Migrim (SVR) publikuan një raport të përbashkët që analizon nevojat e tregut të punës për sektorë dhe shkathtësi specifike dhe ofron shembuj të rrugëve ligjore të migrimit në dobi të të dyja palëve. Megjithatë, raporti nuk mund të parashikonte që viti 2020 do të shihte sfida të mëdha për tregjet e punës së të dy vendeve, dhe qarkullimit njerëzor në mes atyre.
Si rezultat, Instituti GAP prezanton një raport të ri që merr parasysh pandeminë Covid-19 dhe skadimin e Rregullores fillestare të Ballkanit Perëndimor (RRBP) në vitin 2020. Këto ngjarje të reja pritet të kenë një ndikim të madh në fluksin e emigrimit të qytetarëve të Kosovës në Gjermani, gjë që e bën të nevojshme këtë studim të ri. Duke reflektuar në ndryshimet e migrimit gjatë vitit 2020, Instituti GAP paraqet gjetje të reja në lidhje me vlerësimin e versionit të parë të RRBP, dhe analizon se si pandemia dhe një rregull i ri – kufizimi vjetor i para-aprovimeve të kontratave punës nga Gjermania – ndikojnë në migrimin për punë në Gjermani.
Raporti do të prezentohet në shqip, ndërsa gjatë diskutimit do të ofrohet edhe përkthimi në anglisht.
Ju lutem ndjehuni të lirë ti bashkangjiteni diskutimit tonë. Kontributi juja për këtë temë do të ishte shumë i rëndësishëm.
ZoomLink: https://zoom.us/j/97788154133?pwd=aHMwSVlhY0FOMGNyUUJ5SVYyTTRhUT09
Passcode: 753402
AGJENDA
09:45 – 10:00 Regjistrimi në Zoom
10:00 – 10:10 Fjalët hyrëse dhe moderimi i tryezës: Nora Latifi Jashari, Drejtoreshë ekzekutive, Instituti GAP, Kosovë
10:20 – 10:30 Prezentimi i raportit: Gentian Gashi, Hulumtues, Instituti GAP, Kosovë
10:30 – 10:40 Jörn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Kosovë
10:40 – 10:50 Regina Hufnagel, Agjencia Federale e Punësimit, Gjermani
10:40 – 10:50 Ilir Kapiti, zv. Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Kosovë
10:50 – 11:00 Nora Hasani, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Kosovë
11:00 – 11:20 Diskutim dhe përfundimi.