Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Ambasada Gjermane në Kosovë: 7500 viza pune do të jepen këtë vit

Instituti GAP organizoi sot diskutim virtual ku u prezantua raporti “Si do të ndikojë pandemia Covid-19 dhe kufiri i ri i imigracionit të Gjermanisë në migrimin nga Kosova?”

Të gjeturat e raportit tregojnë se qytetarët e Kosovës kanë shfaqur një interesim tepër të madh për viza pune. Mes viteve 2016-2020 më shumë se 90 mijë aplikacione për punë ishin dorëzuar në Ambasadën Gjermane në Kosovë. Mesatarisht, rreth 17,000 aplikacione në vit janë aprovuar nga Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani për qytetarët nga Kosova. Sidoqoftë, me kufizimet e reja pritet që numri i aplikacioneve të aprovuara për Kosovën të bie në rreth 7,500 në vit nga viti 2021.

Pjesëmarrës në këtë panel ishin z. Jörn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, znj. Regina Hufnagel, Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani, Ilir Kapiti, zv. Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe znj. Nora Hasani, Drejtoreshë menaxhuese në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Për më shumë në linqet më poshtë e gjeni raportin e plotë: në gjuhën shqipe https://bit.ly/3nqyVGC; në gjuhën angleze https://bit.ly/3eDaJwu

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net