Disidenti
Lajme

Albulena Haxhiu: Mjekët dhe profesorët do ta deklarojnë pasurinë gjithashtu, gëzojnë profesione të ndjeshme, lehtë të korruptueshme!

0Shares

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për ligjin për konfiskim të pasurisë.

Ajo ka dhënë detaje shtesë për këtë ligj, teksa ka paralajmëruar se mjekët dhe profesorët e nivelit të lartë do ta deklarojnë pasurinë, përcjell GazetaBlic.

“Janë profesione të ndjeshme, pra mund të korruptohen. Mjekët dhe profesorët e nivelit të lartë pritet t’i bashkangjiten konfiskimit, respektivisht deklarimit të pasurisë.

Por, duhet ta keni parasysh, gjithçka do të shkohet sipas rregullave, pra i dyshuari fillimisht duhet të hetohet, të dënohet e pastaj t’i konfiskohet pasuria”, tha ndër të tjera Haxhiu në “Kanal10”.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net