Profesori Enver Bytyçi ka reaguar pas refuzimit për një helikopter nga KFOR-i për Policinë e Kosovës.
Ai ka thënë se Kurti duhet të blejë me urgjencë helikopterë.
Sipas tij, bandat rrezikojnë veriu sepse e kanë mbështetjen e Beograditi zyrtar.
Postimi në Facebook:
KFOR-i ka refuzuar te jape nje helikopter per levizjen e policise se Kosoves nga veriu dhe nderrimin e turneve!
Albini duhet t’i bleje nje apo dy helikoptere me urgjence! Besoj se helikopteret e ushtrise se Kosoves nuk do te jene te rrezikuar, sic eshte ky i KFOR-it!
Dhe te jeni te sigurt! As sot, as neser ne veriun e Kosoves nuk rrezikohet asgje prej qytetareve me etni serbe te veriut! Bandat rrezikojne, sepse kane mbeshtetjen e Beogradit zyrtar dhe te segmenteve nderkombetare perendimore, pervecse kane edhe ndihmen e pakufishme te Moskes!