Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Akuza nga PDK ndaj ministrit të Kurtit: Ka maltretuar dy shqiptarë në kishën serbe më 2004, u ka dhënë shampon me pi

Ilir Gashi, zyrtar i PDK-së, ka hedhur akuza shumë të rënda në drejtim të ministrit të ri të Mbrojtjes në qeverinë Kurti, Armend Mehaj.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se në bazë të informacioneve preliminare, Mehaj gjatë vitit 2014 si shërbyes në Kosovë me uniformë norvegjeze ka maltretuar dy të rinjë shqiptarë në kishën serbe.

“Në bazë të informatave preliminare, Ministri i Mbrojtjes i qeverisë Kurti, gjatë ngjarjeve të marsit 2004 si shërbyes në Kosovë në uniformë norvegjeze si shef i përkthyesve ka maltretuar dy të rinjë shqiptarë në kishën serbe të ndërtuar në vitin 1994, duke ju dhënë edhe shampon me pi! 2-3 javë pas ngjarjes ka ikur në Norvegji!”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se nëse konfirmohet një gjë e tillë, Mehaj duhet të jap dorëheqje.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net