Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Aksidenti tragjik me 10 viktima në Kroaci/ Ekspertiza zbulon arsyen: Ja pse humbën jetën shtetasit kosovarë

Prej ditësh ekspertiza ka studiuar me vëmendje shkakun e vdekjes së 10 shtetasëve kosovarë në aksidentin tragjik në Kroaci.

Ekspertiza vuri theksin tek përdorimi i rripit të sigurimit gjatë udhëtimit.

Shefi i Shërbimit të Sigurisë në Trafik nga Ministria e Brendshme kroate, Josip Mataija, tha se një pjesë e udhëtarëve ranë nga autobusi sepse ata nuk ishin të lidhur me rripin e sigurimit.

Edhe pse autobusi ishte prodhim i fundit, ky fakt nuk i mbrojti aspak viktimat pasi nuk kishin vendosur rripat, të cilat ndodheshin në çdo sedilje.

“Të gjithë ata që nuk u lidhën dhe nuk u lënduan nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim, as familjet e të vdekurve që nuk ishin lidhur”, ka deklaruar Matija.

Qytetarët kosovarë ktheheshin për pushime në vendlindje nga Gjermania.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net