Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Aksidenti i rëndë në Pejë – mësohet mosha e viktimës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës. Një person rreth moshës 50 vjeçare dyshohet të jetë viktima. Teksa të lënduar kanë mbetur edhe tre persona tjerë.

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se fillimisht ishin raportuar katër të lënduar derisa pas ekzaminimeve të tjera në vendin e ngjarjes është hasur edhe në një person pa shenja jete.

Poashtu bëhet e ditur se njëri nga të lënduarit është edhe një zyrtar policor.

“Katër persona të lënduar, njëri prej tyre ka humbur jetën. Vdekjen e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, kurse tre të lënduarit janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal e më pas në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësiteve policore, janë edhe IPK, pasi njëri prej të lënduarve është polic”, ka deklaruar ai.

Ai theksoi se të lënduarit e tjerë janë dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Pejës e më pas edhe në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net