Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Aksident trafiku në Istog: Lëndohen tetë persona

Një aksident trafiku jo i lehtë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Rakosh të komunës së Istogut. Aty, janë përfshirë dy vetura ku si pasojë janë lënduar tetë persona.

Për  Nacionalen rreth këtij aksidenti, ka dhënë detaje zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Driton Rugova.

“Me datë 06.08.2022, rreth orës 21:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodh në fshatin Rakosh-Istog, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit përveq dëmeve materiale, tetë persona kanë pësuar lendime trupore”, thuhet në përgjigje.

Sipas policisë, të lenduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të lenduarit për shkak të natyrës së lendimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net