Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm, në fshatin Novosellë të Pejës.
Indeksonline raportoi se nga njoftimet e para u bë e ditur se si pasojë e aksidentit, një grua ka humbur jetën.
Ndërkohë, detaje mbi aksidentin ka dhënë edhe policia.
Sipas policisë, përveç viktimës, edhe tre persona të tjerë janë lënduar.
Në vendngjarje ka dalur edhe Inspektoriati Policor, pasi në aksident ishte i përfshirë një zyrtar policor.
“Në orën 07.45 në fshatin Novosellë të Pejës, policia është njoftuar për një aksident trafiku, të përfshira kanë qenë dy vetura. Tre persona janë të lënduar, por më vonë janë bërë katër të lënduar. Një prej tyre ka vdekur, mjeku e ka konstatu vdekjen në vendin e ngjarjes. Tre personat janë dërgu në Emergjencë më pas në QKUK. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe IPK, pasi në aksident ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor”, tha zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.