Disidenti
Lajme

Agron Avdijaj: ‘’Qendra Sportive’’ që po planfikohet të investohet në Istog, parashihet të jetë afër 8milion euro

0Shares

Në Istog po planifikohet të ndërtohet një qendër sportive që parashihet të jetë afër 8 milion euro.

Këtë e ka bërë të dituar kryetari i Qendrës se Lëvizjes Vetëvendosje në Istog Agron Avdijaj pas takimit që pati me zv.Ministren e MKRS Daulina Osmani.

Postimi i plotë i tij:

Sot, së bashku me përfaqësuesit e Klubit Futbollistik “Onix” takuam zv. Ministren e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Daulina Osmani për të diskutuar lidhur me projektin e “Qendrës Sportive” për të cilen po planifikohet të investohet në Istog.

Zhvillimi i infrastrukturës sportive është kusht elementar për të rinjët tanë. Potenciali i tyre kërkon vëmendjen e shtetit për të krijuar kushtet për zhvillim sepse suksesi i tyre është suksesi i shtetit tonë.

Qeveria në nivel qendror dhe ajo në nivel lokal duhet të bashkërendojnë veprimet dhe ofrojnë mundësitë më të mira për t’i inkurajuar investimet e tilla.

Me këtë rast falenderojmë edhe z. Lutz Figge nga Gjermania i cili është në përgatitje e sipër që të investoj në këtë projekt që ka për qëllim sigurimin e kushteve moderne për aktivitetet sportive.

Projekti është në fazen ideore dhe vlera e tij parashihet të jetë afër 8 milion euro.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net