Disidenti
Lajme

Agime Gashaj ju shpreh mirënjohje e falënderim aktivistëve, anëtarëve dhe udhëheqësve të strukturave të Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Istog

0Shares

Ish-kandidatja e VV-së për deputete Agime Gashaj ka shprehur mirënjohjen më të sinqertë dhe më të madhe meritorëve të mëdhenj të ndryshimit pozitiv në vend: aktivistëve, anëtarëve dhe udhëheqësve të strukturave të Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Istog

Postimi i plotë:

Një ditë para formimit të qeverisë së Republikës së Kosovës dua të shprehi mirënjohjen time më të sinqertë dhe më të madhe meritorëve të mëdhenj të ndryshimit pozitiv në vend: aktivistëve, anëtarëve dhe udhëheqësve të strukturave të Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Istog për gjithë punën e palodhshme, për entuziazmin dhe profesionalizmin tuaj të pashoq.
Modestia, vullneti dhe profesionalizmi i juaj më motivon shumë. Këshillat, bashkëpunimi, vullneti dhe përkrahja e juaj ishte dhe do të jetë udhërrëfyesi im më i fuçishëm në rrugetimin tonë të përbashkët në bërjen e ndryshimit pozitiv në vend. Jeni ju qe keni punuar me shumë përkushtim dhe vizion të qartë, ditë e natë, të arrihet rezultati aq i madh i fitorës në Kosovë.
Jeni ju që më keni ndihmuar, më keni këshilluar dhe inkurajuar çdo ditë qe ndryshimi të jetë sa më i madh në Istog dhe në çdo cep të Kosovës.
Ju jeni shtylla e ndryshimit pozitiv në vend. Ju jeni imazhi shembullor i qytetarit aktiv i cili punon me dashuri dhe vetëmohim për Kosovën më të mirë.

Jam e nderuar dhe shumë e lumtur që kam punuar me juve dhe ju më keni inspiruar shumë.

Juve Ju faleminderit nga zemra, ❤️

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net