Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Agim Veliu e Arban Abrashi të LDK-së dalin nga lokali i Uran Ismailit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga rradhët e LDK-së, Agim Veliu dhe Arban Abrashi, janë parë duke dalë nga lokali i ish-kandidatit për kryetar të Prishtinës, Uran Ismailit.

Observeri.com bën të ditur se gjatë ditës së djeshme, Veliu dhe Abrashi kanë qëndruar në lokalin e quajtur Bon Vivant.

Në foton e siguruar nga Observeri shihet se si dy deputetët e LDK-së janë duke dalë nga lokali i Ismailit. Arsyet e vizitës së deputetëve të LDK-së në lokalin e Ismailit nuk janë bërë të ditura për publikun. Ju kujtojmë se me 17 Tetor ka përfunduar raundi i parë i zgjedhjeve lokale, ku Prishtina ka shkuar në balotazh mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe LDK-së.

Raundi i dytë i zgjedhjeve pritet të mbahet të dielen e 14 Nëntorit. Atë ditë qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin të parin e kryeqytetit. Zyrtarisht ende nuk kemi ndonjë koalicion të bërë publik për opinionin e gjerë/Observeri/

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net