Disidenti
Lajme

Aeroporti i Kukësit, udhëtarët nga Kosova: Është më lirë sesa në Prishtinë

Fluksi i udhëtareve në aeroportin e Kukësit është rritur gjatë sezonit të verës. Pjesa më e madhe janë emigrantë nga Kosova, të cilët shprehen të kënaqur me çmimet dhe procedurat në aeroportin e ri.

Është rritur numri i fluturimeve në Aeroportin e Kukësit, ku vihet re fluksi i udhëtareve, kryesisht emigrantë nga Kosova që shfrytëzojnë këtë trafik ajror për të kaluar pushimet në vendin e tyre.

“Kemi zgjedh Kukësin se jemi këtu afër në Prizren. Është më lehtë për ne! Çmimet e biletave janë më lirë se në aeroportin e Prishtinës dhe Tiranës, edhe procedurat të thjeshta. Vij nga Prizreni dhe po iki në Mynih, jemi të kënaqur”, tha udhëtarët.

Nga muaji prill e deri në qershor nga aeroporti i Kukësit numërohen 40 fluturime me Gjermaninë, Zvicrën dhe Austrisë. Ndërsa numri i pasagjerëve gjatë këtyre dy muajve është 2 mijë 728, ku 2 mijë 232 janë shtetas të huaj, raporton reportTV.

Po kështu gjatë sezonit të verës fluks ka dhe në doganën e Morinës. Të shumtë janë shqiptarët e Kosovës që vijnë për pushime në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri 24 mijë udhëtarë, ndërsa autoritetet doganore po zbatojnë procedurën e përshpejtuar të kalimit në kufi.

Molliqaj: Hysen Durmishi vodhi paratë e partisë, ia mundesuam me i kthy kapak-kapak

Disidenti.net

Hovenier: Të mos flenë të qetë, njerëzit në Kosovë e rajon që janë të përfshirë në korrupsion

Disidenti.net

Vuçiq: Dua të tregoj të vërtetën për gjithçka që po ndodh/ Kosova me Perëndimin duan të bindin Serbinë se…

Disidenti.net
Disidenti

Aeroporti i Kukësit, udhëtarët nga Kosova: Është më lirë sesa në Prishtinë