Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Abdixhikut s’i pëlqen takimi me Kurtin: Për dialogun më në detaje na informoi Lajçak’u sesa Kurti

Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, nuk i ka pëlqyer takimi informuar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe partive opozitare për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Abdixhiku përpos që takimin në fjalë e ka cilësuar si shumë të vonuar, ai ka potencuar se partitë opozitare janë informuar në detaje nga ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak në masën shumë më të thellë sesa çfarë ka informuar sot kryeministri.

“Konsideruam se kjo ftesë është e vonshme meqenëse vjen po thuajse dy javë pas takimit”, ka thënë Abdixhiku pas përfundimit të takimit.

Sipas Abdixhikut prezantimi, Kurtit, për sa i përket dialogut nuk ka pasur ndonjë risi.

“Kryeministri Kurti bëri një prezantim të gjashtë pikave që tashmë janë të njohura për publikun”.

Sipas Abdixhikut, dialogu teknik ushqen status-quon, prandaj Kosova duhet të përqendrohet në marrëveshjen përfundimtare.

“Dialogimi i copëzuar pjesë pjesë është interes vetëm i Serbisë dhe jo i Kosovës, prandaj sa më shumë që Kosova merret me marrëveshje teknike sa më tepër që mbesim në këtë proces, Kosova ushqen status-quon, ushqen interesat që nuk vijnë në frymën të cilën dëshirojmë ta ndërtojmë”, ka thënë Abdixhiku.

Po ashtu, tha se Kurtit i kanë kërkuar që të raportojë në Kuvend të Kosovës para se të shkojë në dialog dhe pasi që të kthehet.

“Dhe ai u pajtua për këtë. Përtej kësaj, presim që procesi i dialogut të marrë hapa të rinj zhvillimor”, përfundoi Abdixhiku.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net