Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Abdixhiku: Vjosa Osmani por edhe kushdo që ndihet LDK, janë të mirëseardhur të kthehet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Vjosa Osmani dhe kushdo që ndihet LDK është i mirëseardhur të kthehet, shkruan Gazeta Metro. 


Gazetari Valon Syla e ka pyetur të parin e LDK’së, Lumir Abdixhiku, se si do të sillej me anëtarët që kanë dalë nga LDK, nëse kjo parti do të dëshironte t’i kthente ata brenda vetes.

Duke përmendur edhe largimin e Vjosa Osmanit, Abdixhiku ka thënë në T7 se kushdo që ndihet LDK është i mirëseardhur në parti.

“Nëse e keni fjalën për Vjosa Osmanin, unë them se kushdo që ndihet LDK është i mirëseardhur të kthehet“, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku mori besimin e shumicës së delegatëve në Kuvendin zgjedhor të LDK’së më 14 mars për pasuesin e Isa Mustafës, i cili dha dorëheqje për shkak të debaklit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net