Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Abdixhiku takon Edon Zhegrovën në Paris, merr dhuratë fanellën e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar në Paris lojtarin e Kombëtares së Kosovës në futboll, Edon Zhegrova, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka bërë me dije se Zhegrova i ka dhuruar atij fanellën e tij të ekipit francez Lille.

“I nderuar shumë nga pritja e Edon Zhegrovës sonte në Paris; një djalë i jashtëzakonshëm. Mora dhe një dhuratë të çmueshme nga ai.  Paraqitjet e tij në Lille këtë vit janë impresive. Rafael Leao, Victor Osimhen, Eden Hazard, Gabriel Magalhaes e Mike Maignan – të gjithë këta e të tjerë plot, kanë shpërthyer në skenën botërore pikërisht nga klubi i tanishëm i tij. Edoni është mu në këtë trajektore tani. E ardhmja e tij është e ndritshme. E ardhmja e Kosovës është e sigurtë me të”, shkroi ai.

 

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net