Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për rastin e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, për të cilin mediat sllovene po raportojnë se është përfshirë në një skandal të madh financiar atje.
Ai e ka lidhur këtë rast me refuzimin e Vetëvendosjes për formimin e Komisionit Hetimor në Kuvend për energjinë, duke thënë se kjo është arsyeja e vërtetë e rezistencës së pushtetit për këtë.