Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Abdixhiku: LDK ka rritje të madhe, për një ditë patëm mbi 10 mijë aplikime për anëtarësi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shprehur i kënaqur me rritjen elektorale që po shënon partia e tij.

Abdixhiku ka deklaruar se dje është hapur aplikimi online për regjistrimin e anëtarësisë dhe sipas tij deri më tani ka pasur mbi 10 mijë aplikime.

“Dje e kemi hapur aplikimin online për regjistrimin e anëtarësisë dhe deri në këto çaste, pra për një ditë, kemi pasur mbi 10 mijë aplikime. Ky është një tregues i rritjes së madhe të LDK-së”, tha ai në T7.

Kujtojmë se Abdixhiku kur mori në duar udhëheqjen e partisë, LDK ishte radhitur si partia e tretë duke pësuar humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021.

LDK kishte marrë vetëm 103 mijë e 507 vota apo 13,08%.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net