Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Abdixhiku kujton Smajl Hajdarajn: Ishte hero në kuptimin e plotë të fjalës

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka kujtuar Smajl Hajdarajn në 21 vjetorin e vrasjes së tij.

Abdixhiku ka thënë se Hajdaraj ishte modeli i heroit në kuptimin e plotë të fjalës.

“Smajl Hajdaraj, ishte patriot i orëve më të rënda të vendit. Një veprimtar i lëvizjes pavarësiste të Ibrahim Rugovës, një komandant e luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një deputet i lirisë, prind, familjar e shok i pashoq, ai përfaqësonte modelin e heroit në kuptimin më të plotë të mundshëm.
U vra në liri, më 17 janar të vitit 2002, para banesës së tij në Pejë. Sot, 21 vite më pas, nderuam jetën e veprën e tij. Ai na u morr vetëm fizikisht, por ideali i tij e bashkëpunëtorëve të tij, vazhdon të jetë udhërrëfim për ne” shkruan Abdixhiku në postim./Indeksonline/

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net