Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Abazoviq propozon tre ministra shqiptarë

Mandatari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, bëhet e ditur se gjatë javë së ardhshme do të prezantojë programin e qeverisë të cilën pritet ta udhëheq.

Sipas, mediumit malazes “Vijesti”, Abzoviq pritet të propozojë tre ministra që vijnë nga partitë parlamentare shqiptare.

Partitë parlamentare shqiptare pritet të marrin udhëheqjen e ministrisë e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, të Shkencës dhe Shoqërisë Digjitale dhe atë të Administratës Publike.

Sipas “Vijesti”, Marash Dukaj mund të jetë emri që nga Alternativa Shqiptare do të zë njërin vend ministror.

Në koalicionin e Abazoviqi pritet të jenë edhe Partia Boshnjake dhe Partia Popullore Socialiste teksa mbështjet do të marrë edhe nga partia e presidentit, Milo Gjukanoviq dhe dy parti të tjera socialdemokrate.

Ndërsa, Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, s’pritet të jetë në Qeverinë e re.

Sipas këtij raportimi, Qeveria e Mali të Zi pritet të ketë 18 ministri.

Për formim të Qeverisë duhen 41 deputetë nga 81 sa janë gjithsej.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net